Si të luani Fjalth
Fjalth është Wordle në shqip: çdo ditë ka një fjalë të re të fshehur dhe ju keni gjashtë përpjekje për ta gjetur.
Rregullat
- Shkruani një fjalë të vlefshme shqip me pesë fonema dhe shtypni «Vazhdo».
- Pas çdo përpjekjeje, ngjyrat e katrorëve tregojnë sa afër jeni.
- Keni gjashtë përpjekje. Fjala e re del çdo ditë në mesnatë.
Çfarë tregojnë ngjyrat
E gjelbër: fonema D është në fjalë dhe në vendin e saktë.
E verdhë: fonema K është në fjalë, por në vend tjetër.
E hirtë: fonema M nuk është pjesë e fjalës.
Për daltonikët ka edhe mënyrën me kontrast të lartë (portokalli dhe e kaltër), te cilësimet.
Fonemat me dy shkronja
Çdo katror në Fjalth mban një fonemë – një tingull. Nëntë fonema të shqipes shkruhen me dy shkronja, por zënë një katror dhe kanë tastin e tyre:
P.sh. THIRRMË ka shtatë shkronja, por pesë fonema: TH · I · RR · M · Ë. Në tastierën e kompjuterit, shtypni T pastaj H për TH.
Mënyra e vështirë
Çdo fonemë e zbuluar duhet të përdoret në përpjekjet e mëpasshme. Aktivizohet te cilësimet, vetëm para përpjekjes së parë të lojës.
Arkivi dhe dita e rastësishme
Të gjitha fjalët që nga 9 shkurti 2022 mund të luhen: zgjidhni një ditë te kalendari, ose shtypni «Ditë e rastësishme» pasi të mbaroni fjalën e sotme.
Fjalori
Prekni çdo fjalë të provuar në tabelë për të lexuar kuptimin e saj nga fjalori i gjuhës shqipe – një mënyrë e këndshme për të mësuar fjalë të reja.
Pyetje të shpeshta
Kur del fjala e re?
Çdo ditë në mesnatë, sipas orës së pajisjes suaj. Kur numëruesi mbaron, shfaqet butoni «Luaj tani».
Sa fonema ka fjala e ditës?
Çdo fjalë ka pesë fonema, të shkruara me 5 deri në 8 shkronja. P.sh. SHUSHULL ka tetë shkronja, por pesë fonema: SH · U · SH · U · LL – pra pesë katrorë.
Pse SH, TH ose GJ zënë vetëm një katror?
Sepse secila shënon një tingull të vetëm – një fonemë – edhe pse shkruhet me dy shkronja. Në shqip janë nëntë të tilla: DH, GJ, LL, NJ, RR, SH, TH, XH dhe ZH.
Ku ruhen statistikat e mia?
Në shfletuesin e pajisjes suaj. Për t’i kaluar në një pajisje tjetër, përdorni «Transfero statistikat» te cilësimet.
Si ta shpërndaj rezultatin?
Pas lojës shtypni «Shpërndaje rezultatin». Shpërndahet një rrjetë me katrorë me ngjyra, pa e zbuluar fjalën.